Autobombë në Spanjë, dyshimet hidhen mbi ETA-n
Bilbao - Qyteti spanjoll i Bilbaos është tronditur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një autobombe ku mbeti i vrarë të paktën një person. Policia lokale bën të ditur se makina gjatë momentit të shpërthimit ishte e parkuar në një nga lagjet më të populluara të qytetit verior.
Viktima e këtij shpërthimi mund të ketë qenë agjent sigurimi ose vetë terroristi që zotëronte eksplozivin. Bilbao ndodhet në zonën e veprimit të organizatës separatiste baske ETA, dhe nuk përjashtohet mundësia që sulmi të jetë ndërmarrë nga kjo organizatë.