Rama: Kam transformuar PS
Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi mbrëmë, gjatë një emisioni televiziv, se nëse fiton betejën e zgjedhjeve të 28 qershorit do të largohet nga posti i Kreut të Bashkisë, por nga ana tjetër theksoi se nëse humbet zgjedhjet do të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialiste.
"Në rast se njerëzit do të refuzojnë energjitë, idetë, dhe vullnetin tim për të qenë në dispozicionin e tyre, pa asnjë dyshim unë nuk kam arsye që të mos i krijoj mundësinë PS-së, që t'u jap njerëzve një mundësi të re”, tha Rama.
I pyetur nëse do të bënte aleancë me LSI-në, nëse nuk do të mund të merrte 71 vota në Parlament, Rama pohoi se "të gjithë shqiptarët që duan ndryshimin, që besojnë tek ndryshimi, që kanë vullnet për të riorganizuar shtetin dhe Shqipërinë, duhet që votën ta vendosin te kutia ku shkruhet “PS- Edi Rama”.
Sipas tij, "kjo sepse çdo votë që shkon në drejtime të tjera, është një votë në drejtimin tanimë të ditur, në drejtim të politikës së vjetër të këtyre 18 viteve”.
Lideri socialist sqaroi emrat e kandidatëve të rinj, por dhe mungesën e figurave të njohura në garën elektorale të 28 qershorit.“ Unë do të shprehja mirënjohjen time më të thellë për këta njerëz, për gjithçka kanë bërë dhe kanë dhënë, por siç e kam thënë dhe e përsëris edhe këtu, emrat e listave të kandidateve nuk janë emra që ndërtohen mbi bazën e kontributeve në të shkuarën, por lista që ndërtohen mbi bazën e angazhimit për të nesërmen”.
Duke folur për kandidatët e rinj, Rama tha se "të gjitha gratë dhe vajzat kanë rrugën dhe cilësitë e tyre të posaçme që janë bërë pjesëtare të denja të skuadrave tona. Ato janë pjesë e skuadrave tona, sepse PS është një parti e re socialiste, e transformuar me vetëdijen se një parti duhet të jetë pjesë e shoqërisë"