'Fundi politik i Edi Ramës'
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë një takimi elektoral në Tiranë se në 28 Qershor Edi Rama do të firmosë fundin e karrierës së tij politike. Zyra e shtypit pranë kryeministrisë bëri të ditur sot, se në takimin elektoral me banorë të njësisë bashkiake nr. 8, në Tiranë, Kryeministri Berisha iu drejtua atyre me mirënjohje, pasi pikërisht këtu në këtë zonë diktatura mori goditjen fatale.
"Edi Rama në planin e përgjithshëm urbanistik mendon se mund te hakmerret kundër jush për Ramiz Alinë. Por unë i them ta harrojë këtë, pasi edhe ai do të ketë fatin e Ramizit. Të paktën Ramizi hyri në garë dhe pati Vaterlonë këtu, kurse ai nuk guxon të futet në garë", tha Kryeministri Berisha.
Gjithashtu, Kreu i Qeverisë premtoi rritje të mëtejshme të rrogave dhe pensioneve në Shqipëri, duke kaluar nivelin e tyre edhe në 6 prej vendeve anëtare të BE-së. "Dua t'ju rrëfej se pasioni im për rritjen e rrogave dhe pensioneve është i papërmbajtur, dhe unë do i rris ato. Ne vuajtëm shumë nga varfëria dhe skamja, ndaj me shpejtësi duhet të shkëputemi dhe të ecim drejt mirëqenies", vijoi Kryeministri.
Në të gjitha përpjekjet e Qeverisë për të ndryshuar gjendjen, sipas Kryeministrit Berisha, "ishte kryesocialisti Edi Rama që votoi gjithmonë kundër". "Edi Rama votoi kundër uljes së taksave, kundër rritjes së pensioneve dhe kundër rritjes së rrogave", tha Kryeministri Berisha.
Kreu i Qeverisë ftoi qytetarët shqiptarë që në 28 qershor të marrin pjesë të gjithë në votime dhe të trokasin me votën e tyre të lirë në dyert e Shqipërisë evropiane.