E Diel, 1 Nëntor 2026

Autobusi bie ne gremine 9 te vdekur

Ka perfunduar ne menyre tragjike per pjesen me te madhe te pasagjereve te nje autobusi udhetimi nga Shqiperia ne drejtim te Greqise ku ata jetonin dhe punonin. UPDATE

Autobusi i linjes Tirane- Athine prone e nje agjencie greke udhetimi ka dale nga rruga ne komunen Fratar ne aksin rrugor Ballsh-Tepelene duke perfunduar te pakten 100 metra ne nje rrepire duke u rrokullisur disa here. Ngjarja ndodhi pak pas ores 20 kur ne menyre krejt te papritur autobusi ka dale nga rruga duke u permbysur duke shkaktuar nje tragjedi te rende. Ne oren 24.00 kur ne vendin e ngjarjes kishte perfunduar edhe operacioni i shpetimit policia beri te ditur bilancin zyrtar te kesaj tragjedie deri ne ate moment

Emrat e viktimave

Fredi Guma vjec 45 nga Frakull i Vogel Lushnje
Manushaqe Bali vjec 33 nga Lushnja
Refotaq Bashllari nga Tirana
Dhurata Halilaj vjec 45 nga Laci
Marjola Guma vjec 13 nga Fieri
Nikolle Nina vjec 75 nga Durresi
Dallendyshe Shuli nga Lushnja
Aferdita Basha vjec 40 nga Laci
Karafil File vjec 35 nga Berati

Bilanci i tragjedise eshte 9 te vdekur 41 te plagosur pese prej te cileve ne gjendje te rende.

Menjehere drejt vendit te ngjarjes jane nisur autoambulanca te shumta nga Fieri Ballshi Tepelena dhe Gjirokastra si dhe forca policia nga Fieri e Gjirokstra forca speciale deri edhe nga Tirana si dhe forca te zjarrfikeses te cilat jane bere pjese e nje operacioni te gjere shpetimi. Ne ndihme te policise kane shkuar madje edhe banore te fshatit.

Situata ne vendin e ngjarjes ka qene me shume se tragjike. Gjate rrokullisjes disa prej pasagjereve kishin dale nga dritaret e thyera te autobusit dhe mes tyre kishte edhe trupa te pajete ndersa shume te tjere te plagosur kerkonin ndihme.

Permes nje terreni te renduar nga erresira dhe shiu qe kishte rene gjate gjithe dites operacioni ka qene i veshtire por ka perfunduar pak para ores 24 kur eshte terhequr edhe autobusi nga gremine.

Ndersa ne vendin e ngjarjes dhjetera forca policie ishin angazhuar per nxjerrjen e njerezve nga autobusi i permbysur autoambulanca te nisura nga disa qytete te vendit u angazhuan ne transportin e te plagosurve drejt spitaleve.

Pjesa me e madhe e tyre u percollen per ne spitalin e Fierit ndersa nje pjese ne spitalin e Tepelenes dhe ate te Gjirokastres ndersa dy u transportuan per ne Spitalin Ushtarak ne Tiranes mes tyre edhe shoferi i autobusit nje shtetas grek ky. Rreth mesnates nje i plagosur u nis drejt spitalit te janines.

Ne vendin e ngjarjes ishte edhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili i cili me heret kishte urdheruar venien ne gjendje gatishmerie te spitaleve te Fierit Tepelenes Ballshit Gjirokastres e madje edhe spitalit te Vlores dhe Durresit.

Sikurse u konfirmua edhe zyrtarisht jane nente te vdekurit e kesaj tragjedie por nese gjendja e te plagosurve rende do te perkeqesohet atehere bilanci edhe mund te rendohet.

Nderkohe qe ne Fier autoritetet e shendetesise bene apel per dhurim gjaku per shkak te nevojes qe kishte spitali per tu ardhur ne ndihme te plagosurve.

E ndersa beteja tashme eshte zhvendosur ne sallat e spitaleve ku mjeket po luftojne per tu shpetuar jeten te plagosurve pyetjet e shumta ngrihen mbi shkaqet e aksidentit.

Ndersa nuk ka ende nje pergjigje zyrtare pasi ekspertimet mbi autobusin nuk jane kryer ende te mbijetuarit kane treguar se shoferi ecte me shpejtesi ndoshta mbi normen e lejuar nderkohe qe rrezimi ka qene i menjehershem. Madje mediat greke kane aluduar duke iu breferuar burimeve nga agjensia qe ka ne pronesi autobusin per shperthimin e nje gome te autobusit cka coi ne devijimin e menjehershem te tij nga rruga. Megjithate mes pasagjereve te mbijetuar ka patur edhe nga ata qe kane folur per ndoshta perdorimin e alkoolit nga shoferi. Gjithesesi shoferi eshte nder ata qe kane mbijetuar dhe do te jete pikerisht ai qe do te tregoje edhe shkaqet e verteta te kesaj ngjarjeje tragjike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›