Politika dhe antipolitika
Tam-tamet e liberalizimit te vizave filluan te bien ne Tirane Fishekzjarre mitingje entuziaste deklarata patetike ne nje gare per te rrahur sa me teper gjoksin per kapjen e vendit te fundit ne Ballkan ne kete proces.
Ah bashke me Bosnjen nje jo-tamam shtet ne konsolidim e siper dhe Kosoven qe per shkak te idiosinkracise se saj nuk mund te garoje ende si e barabarte me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor ne garen e integrimit apo qofte edhe te permbushjes se kushteve teknike per liberalizmin.
Lajmi i mosmarrjes se statusit te vendit kandidat ne nje kohe qe e merr Mal i Zi fqinj per mos te permendur Maqedonine dhe Kroacine qe e moren disa vjet me pare kalon nen tisin e heshtjes qeveritare nderkohe qe daullet e integrimit bien per te tjere veshe.
Miliona euro u shpenzuan per tiu treguar shqiptareve te mirat qe solli integrimi ne NATO a thua njerezit jane kaq jashtetokesore sa kane nevoje tiu shpjegohet se futja ne nje strukture qofte kjo dhe vete jashte kohe qellimi apo funksioni eshte me mire se qenia jashte saj.
Ne fakt edhe sot nuk kuptohet mire se cfare solli ky integrim euro-atlantik pasi pjesa e pare e fjales se perbere eshte ende ne nje rrugetim qe i ngjan mundimeve te Sizifit.
Le te shpresojme qe ky liberalizim vizash mos te shoqerohet me thirrje histerike per fitore historike qe ne fakt as nuk eshte merite e nje faktori apo aktori politik dhe as nuk eshte nje qellim ne vetvete. Perkundrazi edhe kjo ngjarje e quajtur historike vlen te shihet ne sy kritik dhe te vihen ne pah kostot afatshkurtra dhe afatgjata per ekonomine e vendit.
Per me teper integrimi evropian apo liberalizimi i vizave jane disa nga shenjuesit bosh qe ne vetvete nuk prodhon politike pra eshte nje term qe se bashku me terma te ngjashem si demokraci shtet i se drejtes ekonomi tregu nuk prodhon asnje lloj pozicionimi ideologjik apo debati te cfaredollojshem duke qene nje term konsensual apriori.
Me fjale te tjera nuk ka debat pro dhe kundra per sa i perket ketyre termave nuk prodhojne nje dialektike te caktuar dhe nuk kontribuojne ne vetvete ne asnje lloj debati me vlere per sa i perket alternativave te zhvillimit.
Per fat te keq dhe ndoshta edhe per shkak te racionalizmit shoqeror dhe mungeses se kultivimit te mendimit kritik shqiptaret zene vendet e para per sa i perket euro-entuziazmit pa vene asnjehere ne dyshim te mirat dhe te metat qe vete ky proces sjell duke na vene ne pozita qesharake krahasuar me fqinjet tane te afert ballkanike si kroatet apo sllovenet fjala bie ku perqindja e euro-skeptikeve gati-gati kalon ate te euro-entuziasteve dhe jo krejt pa arsye.
Nga ana tjeter vihet re nje politizim i skajshem i asaj qe ne vetvete eshte apolitike fjala bie objekteve arkitekturore si puna e piramides nderkohe qe nga ana tjeter sfumohet dhe kalohet ne plan te dyte ajo qe eshte e mirefillti politike.
Nese politika mund te kuptohet ose si a art qeverisjeje b si ceshtje politika publike c si dialektike kompromisi dhe konsensusi apo si d fuqi dhe shperndarje burimesh duket se ketu te ne politika nuk konceptohet ne asnje nga keto rrafshe. Perkundrazi shpiken ceshtje edhe kur keto nuk ekzistojne a thua nuk ka gje tjeter per tu diskutuar.
Shpesh duket se politikanet bisedojne per seksin e engjejve nderkohe qe publiku elektorati apo masa e gjere e popullsise sido qe tia veme emrin eshte mberthyer ne politiken e protestes apo antipolitiken e reflektuar ne mospjesemarrje mbyllje anomike mungese solidariteti shoqeror dhe kapitali social.
Po ashtu duhet te jesh i verber mos te dallosh edhe nje skepticizem te thelle ndaj nje makinerie burokratike te politizuar dhe propagande shpesh femijerore ne retoriken dhe permbajtjen e saj.
Bombardimi i lajmit politik qe nuk permban kurrfare politike debate ideore dhe me vlera te munguara ka sjelle ne menyre metaforike nje ciljetizim te politikes dhe politizim te gjithckaje tjeter duke prodhuar nje situate sa te amullt aq dhe paradoksale.