E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT mime te larta te zarzavatet dhe buka

Stina e vjeshtes rezervon rritje te cmimeve per artikujt ushqimore bujqesore kryesisht te zarzavatet. Referuar te dhenave te INSTAT-it per muajin tetor kemi nje zbutje te cmimeve ne teresi duke ndikuar ne uljen e inflacionit nga 3.4 ne 3 krahasuar me nje vit me pare.

Duke u ndalur te grupi i ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike verehet nje rritje e lehte e tyre me 0.4 ku brenda kesaj kategorie rritja me e madhe prej 2 verehet ne nengrupin Zarzavate perfshire patatet.

Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te specave me 20.2 patellxhaneve me 12.2 domateve me 10.9 kastraveceve me 8.5 etj. si edhe uljen e cmimeve te lulelakres me 23.9 lakres me 14.1 spinaqit me 17.8 etj. Ndryshe rezulton ecuria e cmimeve me frutat qe pesuan ulje me 2.6 krahasuar me nje vit me pare ku mund te permendim uljen e cmimit te kivit me 21.8 limoneve me 13.4 molleve me 7.7 portokajve me 4.1 etj.

Gjate muajit tetor cmimet shenuan rritje edhe ne nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve ku mund te vecojme rritjet ne nengrupet buke e drithera me 1.1 vajra dhe yndyra me 0.2 qumesht djathe e veze me 0.4 etj. Indeksi i grupit pije alkoolike dhe duhan shenoi nje rritje prej 0.1 brenda te cilit cmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit u rriten me 0.1.

Kurse indeksi i grupit Veshje dhe kepuce shenoi nje rritje prej 0.2 ku mund te vecojme rritjen e cmimit te veshjeve per burra me 0.6 dhe kepuceve per burra me 0.4 . Edhe indeksi i grupit Qira uje lende djegese dhe energji shenoi nje rritje prej 0.1 ku mund te vecojme rritjen e cmimit te lendeve djegese me 0.2.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›