Autobusi bie nëgreminë. Bilancii viktimave, tragjik
RRËSHEN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku autobusi me tragë PU 1330 A ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 400-500 metra në një greminë. Mësohet se autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ishte nisur nga Tirana drejt Fushë Arrëzit dhe ka rënë në lumin Fan i Madh në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit.
Ora: 20:22- Policia: 12 të vdekur në aksidentin tragjik
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit konfirmon vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 12 shtetasve të tjerë.
“Nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e daljes nga rruga të këtij mjeti kanë humbur jetën 12 persona, si dhe janë plagosur 12 shtetas të tjerë. Aktualisht në spitalin e Gjegjanit janë transportuar trupat e pajetë të shtetasve: Arsen Marku, Paulin Gjoni, Mimoza Hasani, Adem Mustafa, Martin Lleshi, Alma Marku, Albiona Marku dhe një person i paidentifikuar.
Ndërkohë në spitalin e Pukës janë transportuar trupat e pajetë të shtetasve: Fran Paloka, Gjovalin Pera, dhe një person i paidentifikuar. Ndërkohë sipas konfirmimit nga mjekët ka humbur jetën në spitalin ushtarak dhe drejtuesi i mjetit, Zef Gjergji” thuhet në deklaratën e policisë.
Policia bën të ditur se drejtuesi i autobusit Zef Gjergji ishte i pajisur me leje drejtimi dhe ishte një shofer me përvojë shumëvjeçare, ndërkohë që thekson se në kohën e udhëtimit kushtet e motit ishin përkeqësuar.
“Aktualisht në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti të rëndë” thuhet në deklaratë.
Ora: 19:49- Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak drejtuesi i autobusit
Burime zyrtare nga Spitali Ushtarak bëjnë të ditur se pak minuta pasi ka mbërritur në spital, ka humbur jetën drejtuesi i autobusit, 48 vjecari Zef Gjergji.
Numri zyrtar i viktima është 10, ndërsa flitet edhe për një tjetër të vdekur, që e con në 11 numrin e të vdekurve në këtë aksident të rëndë që tronditi veriun e Shqipërisë pasditen e sotme.
Ora: 19:35- Deputeti PS, Ndue Kola: 11 persona kanë humbur jetën
Deputeti socialist i qarkut të Pukës, Ndue Kola bëri të ditur në News24 se numri i viktimave të aksidentit tragjik ka arritur në 11.
“Nga verifikimet e fundit deri tani, janë 11 persona. Tre ndodhen në morgun e qytetit të Pukës dhe tetë të tjerë në spitalin e Gjegjanit” tha deputeti Kola.
Ndëkrohë sipas Kolës, 15 persona të palgosur janë në gjendje të rëndë dhe 11 të tjerë janë dëmtuar më lehtë.
Ora: 19:21- Të plagosurit transportohen në spital
Ka përfunduar transportimi i të plagosurve drejt spitalit të Pukës dhe Spitalit Ushtarak në Tiranë. Helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë transportuar ne Tirane deri në orën 19:15, pese persona të plagosur rëndë në aksidentin tragjik të pasdites së sotme, një burrë rreth 45 vjec i quajtur Zef Gjergji dhe 4 fëmijë. behet fjale per 1 djalë dhe 3 vajza, njëra prej tte cilave është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohe 18 persona që paraqiten në gjendje më të mirë ndodhen në spitalin rajonal të Pukës.
Ndërkaq ekipi mjekësor në këtë spital ka marrë të gjitha masat për të pritur të plagosur të tjerë.
Ora: 18:59 Bilanc tragjik i viktimave, identifikohen 7
Korrespondenti i News24 nga vendngjarja bën të ditur se numri i viktimave ka arritur në 10 ndërsa janë identifikuar 7 prej tyre, të cilët janë: Paulin Gjoni 22 vjec, Mimoza Shani 30 vjec, Adem Mustafa 50 vjec, Martin Lleshi 30 vjec, dhe 2 fëmijë me iniciale A.M përkatësisht 12 dhe 8 vjec.
Ndërkohë dyshohet se mes viktimave është dhe një e re e quajtur Albiona Marku.
Autobusi bie në greminë, 7 të vdekur mbi 20 të plagosur
Ora: 18:30- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku autobusi me traga PU 1330 A ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 400-500 metra në një greminë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për 7 persona të vdekur mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i pasgjarëve që ndodheshin ne automjetin e aksidentuar.
Mësohet se autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ishte nisur nga Tirana drejt Fushë Arrëzit dhe ka rënë në lumin Fan i Madh në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit.
Të gjitha autoambulancat e Rreshenit janë angazhuar për të transportuar të plagosurit në spital, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion helikopterë për transportimin drejt Tiranës të atyre që paraqiten në gjendje të rëndë.
Ndërkohë janë angazhuar edhe automjete civile për transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Rrëshenit dhe Pukës.
Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë të ditur se banorët e fshatit dhe autoritetet janë vënë në lëvizje për të nxjerrë të plagosurit nga gremina ndërsa sipas dëshimve në News24 numri i viktimave pritet të rritet.
Pasagjerët kanë dalë nga dritaret gjatë momentit të rënies duke mbushur zonën me trupa të plagosur, ndërsa numri i personave që udhëtonin në autobus nuk bëhet ende i ditur.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Ndërkohë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha është ngritur një shtab emergjence për ngjarjen e rëndë. Kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka dhe forca të shumta të RENEA-s kanë udhëtuar drejt komunës Gjegjan.
Në një komunikim në News24, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka konfirmuar 7 viktima ndërsa dëshmitarët flasin për më tepër se 10 persona të vdekur.
“Numri i konfirmuar i viktimave është 7, ndërkohë që do të presim konfirmimet sapo të na vijnë informacionet e ardhura nga terreni. I gjithë potenciali mjekësor ndodhet në terren. Helikopteret janë vënë në dispizicion për të transportuar të plagosurit drejt Tiranës” bëri të ditur Vasili ndërsa tha se është nisur personalisht drejt qytetit të Pukës.
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha e Topi ne spital, ngushëllojnë familjet e viktimave