E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori francez:Statusi dhe territorinuk negociohen

PRISHTINE-Duke paralajmëruar një fazë të re për Kosovën, atë të dialogut me Serbinë, ambasadori francez në Kosovë, Jean Fraçois Fitou ka bërë të ditur se çështjet të cilat kurrsesi nuk do të hapen në bisedime janë ndryshimi i kufijve, shkëmbimi i territoreve dhe statusi i Kosovës.

Në një intervistë për të përditshmen Koha Ditore, ambasadori francez thekson se Prishtina e Beogradi kanë një listë të gjatë temash për të cilat do të mund të bisedonin si për ekonominë, doganat, ujin, rrymën etj.

Fitou ka sqaruar se nuk ka kërkuar autonomi të veçantë për veriun e Mitrovicës, siç është përfolur ditë më parë deklarata e tij.

Duke folur për opinionin këshillëdhënës të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës pesë ditë para shpalljes, ambasadori francez shpreh besimin se ai do të jetë në favor të qytetarëve të saj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›