E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobusi i së ardhmes është një limuzinë

Kush është autobusi i së ardhmes?

Kjo pyetje nuk mund të shtrohet më, pasi i quajturi “superbus” i cili është i gjatë 15 metra dhe lejon të futen deri në 23 persona nuk është më një ëndërr.

Objekti kur mbërriti në qytetin Groningen në Hollandë, u prit me mjaftë kuriozitet. Pjesa tjetër, me një gjatësi prej 15 metra dhe një forme si të një anije kozmike, nuk kalon pa u vënë re. Të gjithë kureshtarët pyesin, se çfarë është ky objekt kaq i çuditshëm me 16 dyer, të cilat hapen në një mënyrë më të veçantë nga të tjerat.

Ky është një koncept i ri i një makine ekskluzive, kjo sipas kompanisë holandeze të cilën e krijoi. Projekti ka nisur që në vitin 2004 dhe pesë vjet më vonë, u realizua prototipi i parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›