Shqipëri Kosova, abetare të unifikuar
Viti i ardhëm arsimor do të gjejë Shqipërinë dhe Kosovën me abetare të unifikuar. Në bazë të marrëveshjes së arritur mes dy qeverive është shpallur kërkesa për tekstin e kësaj abetareje që do të përdoret në vitin shkollor 2012-2013.
Dy ministritë e arsimit kanë ftuar shtëpitë botuesit të Kosovës dhe Shqipërisë që të paraqesin variantet e tyre të Abetares së përbashkët për miratim dhe më pas të marrin pjesë në konkurs.