ndodhi me Todi Lubonjen ne 27 qershor te 73-shit kur Plenumi i Kultures diskutonte per Festivalin XI

Historia i Plenumit te Katert per Kulturen i cili per dy dyte me radhe kryqezoi njerezit potenciale te asaj kohe Todi Lubonjen dhe Fadil Pacramin. Cili ishte debati i shumeperfolur i bere ne udheheqjen e larte politike te kohes per festivalin e denuar dhe Njollat e murrme
Hyrje
Zbardhet procesverbali mbi Plenumin e Katert te Komitetit Qendror te Partise se Punes ne te cilin eshte marre ne analize puna ne kulture. Pas tij u be simbol i ndeshkimit te punes se dobet dhe veprimeve antiparti vete ish-drejtori i Pergjithshem i RTSH-se dhe ish-kryeredaktori i Zerit te popullit Todi Lubonja si dhe dramaturgu Fadil Pacrami.
Gjithcka ka ndodhur plot 38 vjet me pare dhe pikerisht ne 26 dhe 27 qershor te vitit 1973.
Deri tashme eshte botuar zbardhja e procesverbalit te punimeve te dites se pare te plenumit ne te cilin ne dy seanca folen Enver Hoxha Jashar Menzelxhiu Manush Myftiu Hekuran Isai Rrapi Gjermeni dhe Hysni Kapo si dhe per diten e dyte ku seanca e trete filloi pikerisht me fjalen e Ramiz Alise qe me lloj-lloj menyrash eshte munduar te nxjerre gabimet e tij dhe te beje nje mbrojtje spektakolare duke akuzuar sa majtas djathtas. Ne mbeshtetje te raportit te Enver Hoxhes ai u versul mbi Lubonjen dhe Pacramin.
Nderkohe nga seanca e trete e dites se dyte te punimeve ne jemi njohur me diskutimin e plote te vete te akuzuarit kryesor Todi Lubonjes.
Nga sa zbardhem ne numrin e kaluar te standard nga diskutimi i Lubonjes mesuam se qe ne fillim te fjales se tij ai pranon ne fryme autokritike akuzat e bera ndaj tij.
Ne vazhdim ai vlereson ndeshkimin qe i eshte dhene deri ne ate dite.
Me tej fjala e Lubonjes nepermjet notave diplomatike le te kuptoje se gjithcka qe ka te beje me te eshte rezultat vetem i rastesise nderkohe mundohet te beje analiza konkrete per akuzat qe i jane bere nga Enver Hoxha. Me imtesi Lubonja prek edhe temen e Festivalit te 11-te.
Seanca e trete
Paradite ora 800 e dates 27.6.1973
Pas fjales se Ramiz Alise e mori fjalen Todi Lubonja
Pas fjales se Lubonjes e mori Enver Hoxha i cili e kaloi sallen ne pyetjet qe mund ti benin Todi Lubonjes gje qe u pasua menjehere me pyetje dhe pretendime ne forme akuzash te ngritura nga Pirro Dodbiba Sadik Bocaj Xhafer Spahiu Halim Ramohito Foto Cami Aranit Cela Iliaz Reka Jorgji Pecini Behar Shtylla Jashar Mezelxhiu Katina Starja Tahir Minxhozi Peti Shamblli Fiqiret Shehu Mehmet Shehu Hysni Kapo etj.
Po cfare ka ndodhur me tej me pyetjet e ngritura dhe sqarimet qe bente ne lidhje me to vete Todi Lubonja qe po agresivitohej me pameshirshmeri ekstreme
Le te ndjekim ne zbardhjen e metejshme te procesverbalit te punimeve te asaj dite i cili botohet pa as me te voglin ndryshim apo qofte edhe rregullim.
vijon nga numri i kaluar
Shoku Ramiz Alia Duke marre parasysh tamam keto qe thua a ke patur besim ti ne drejtesine e vijes se partise
Todi Lubonja Po kam patur mije per qind.
Shoku Ramiz Alia Po si eshte e mundur te kishe besim ne drejtesine e vijes se partise kur nga ana tjeter ke patur keto bindje personale kete shije personale kete predispozicion liberal Nuk jane keto dy gjera te ndryshme
Todi Lubonja Persa kohe qe kam aprovuar kete lloj muzike dhe une tani e konsideroj si nje shkelje te vijes se partise por kur kerkoj te gjej shkaqet keto nuk i gjej gjetke vecse ketu.
Shoku Nesti Nase Kush i ka dhene orientimet per te qene ajo muzike
Todi Lubonja Muziken nuk e bej une shoku Nesti por une kam pergjegjesi per aprovimin qe kam dhene.
Shoku Nesti Nase Edhe une per kete pyes per orientimet qe keni dhene per ndryshime te kursit te Radio-Televizionit.
Todi Lubonja E kisha fjalen per muziken e festivalit te 11-te te kenges ne Radio-Televizion kurse persa u takon ndryshimeve qe jane bere ne strukturen e programit te radios qe u tha se une nuk kisha informuar une nuk e di se cfare ka dale tani nga analizat qe jane bere po sa kohe qe isha une ne radio kam raportuar qe nuk jane bere ndryshime ne strukture dhe mbasi u diskutua doli se jane bere ndryshime vetem ne oren 10.30 eshte vene muzike komplesive e huaj jane bere ndryshime edhe ne proporcionet 8 minuta ne muajin qershor 18 ne korrik dhe 30 ne gusht.
Shoku Ramiz Alia Ti ke thene qe nuk jane bere ndryshime pra une kete thashe qe ti ke dezinformuar KQ kurse rezulton qe keni ndryshuar edhe proporcionet.
Todi Lubonja Juve mund te keni te drejte po une po flas per sa kohe qe isha une atje.
Shoku Ramiz Alia Po per ate kohe flasim.
Todi Lubonja E kam fjalen qe keto dolen kur u diskutuan keto gjera.
Shoku Ramiz Alia Ne fakt u ndryshua e tere struktura e ketyre programeve.
Todi Lubonja Juve mund te keni te drejte se e keni analizuar tani me me hollesi kurse mua nga cme kane raportuar struktura ishte ajo qe une kam gjetur dhe une kam insistuar qe ajo te mos levize.
Shoku Behar Shtylla Mire struktura eshte njera ane po ne permbajtje pse hoqe muziken e shendoshe popullore dhe vure kengetare reaksionare amerikane dhe kenge me permbajtje reaksionare
Todi Lubonja Po te mos ishin bere keto shoku Behar nuk do te isha ketu dhe nuk do te flisja ne kete menyre si i akuzuar.
Shoku Aranit Cela Ku synonte Todi dhe cfare objektivi i kishte vene vetes Ka menduar ai per kete se deri ku do te arrinte
Todi LubonjaJuve kini te drejte qe te nxirrni konkluzionet tuaja po une asnje objektiv nuk i kisha vene vetes. Juve keni te drejte te jepni mendimin tuaj une me ndergjegje te paster them qe i pranoj keto gabime i kam bere dhe i konsideroj ashtu si i gjykon plenumi i KQ ashtu sic e tha shoku Enver ne raportin qe mbajti ne kete plenum. Une perpara partise gjykohem dhe jam gati te pergjigjem edhe me koke po te jete nevoja.
Shoku Hysni Kapo I ke bere me ndergjegje keto gabime ti Todi
Todi Lubonja Ne asnje menyre shoku Hysni.
Shoku Hysni Kapo Ne programin muzikor te radios ti vete e ke bere kete ndryshim po me ndergjegje apo jo Programin e Festiavlit te 11-te te kenges ne Radio-Televizion ti the qe e ke bere vete.
Todi Lubonja Une i kam aprovuar shoku Hysni.
Shoku Hysni Kapo Po bashke me organizatoret ti e ke aprovuar deri ne fund kete festival po cfare qellimi kishte ky cfare muzike do te perhapte.
Todi Lubonja Ne qofte se une do ta kisha kuptuar se ky festival eshte i tille sic e kritikoi partia me te drejte ne asnje menyre nuk do ta kisha lejuar.
Shoku Sule Baholli Ti e ke propaganduar Festivalin e 11-te te kenges ne Radio- Televizion si nje gje te vecante te bukur.
Shoku Mihallaq ZicishtiSi eshte e mundur qe me Mihal Luarasin u vu ne skene pjesa teatrale Njollat e murme po me kete regjisor Te pamposhturit ndofta keta qene te pamposhturit se kjo pjese e ka pasur titullin Nene Duda pastaj i eshte nderruar emri dhe u quajt Te pamposhturit. Po me Mihallaq Luarasin prape ne Tirane me Festivalin e 11-te te kenges ne Radio ndash Televizion. Keto kane qene takime te rastit
Shoku Sadik Bocaj Me Edi Luarasin u percaktuan te gjitha kostumet e Festivalit te 11-te si duket kjo ishte gusto qe propagandonte Todi per te gjithe Shqiperine
Todi Lubonja Persa i takon kesaj qe thate shoku Mihallaq per Mihallaq Luarasin une e thashe edhe ne diskutimin tim qe Mihallaq Luarasin e kam cmuar si regjisor te talentuar e kam vleresuar nga ana regjisoriale- artistike. Une personalisht e kam cmuar ate njeri dhe nuk ka pse te genjej dhe te them ndryshe. Mirepo nuk kam pare anen politike lekundjet ne problemet ideoestetike qe ai i reflektoi ne Njollat e murme.
Shoku Enver Hoxha Ke qene ne gjendje ti Todi te kuptosh vijen e partise ne te gjitha keto probleme jo ne keto qe ke gabuar por te kuptosh vijen e partise ne te gjithe sektoret
Todi Lubonja Besoj se kam qene shoku Enver.
Shoku Enver Hoxha Keto veprime kane qene pro vijes se partise apo kunder saj
Todi Lubonja Kane qene kunder vijes.
Shoku Enver Hoxha Atehere vijme tek pyetja qe beri shoku Muci Pajenga. Kur ti ke qene ne dijeni te vijes dhe keto kane qene kunder vijes domethene me ndergjegje shkoj kunder saj. Atehere ku ishte qellimi Ku do te arrije Pikerisht kete kerkon shoku Aranit. Po te ishte nje gabim i rastit eshte tjeter pune por ti thua se vijen e partise e ke kuptuar dhe keto veprime ishin kunder vijes atehere eshte logjike te mendohet se ti kishe nje qellim. Pranon gjithashtu se keto qendrime ishin antiparti atehere qellimi ishte i percaktuar ne mendjen tende se ku duhej arritur cfare duhej prishur cfare gje nuk ishte e drejte ne partine tone ne shtetin tone ne shoqerine tone
Shoqja Nexhimije Hoxha Mos e ndjeje vijen e partise te ngushte dhe duhej liberalizuar nga secili ne sektorin e vet
Todi Lubonja Une keto gabime i shoh ne fushen e artit ne problemet e estetikes dhe me duket se ne kete fushe jam treguar liberal nuk e kam kuptuar dhe nuk e kam zbatuar drejt vijen e partise madje e kam demtuar ate ne kete fushe.
Shoqja Vito Kapo Ti e kishe pikepamjen qe vija e partise ne keto fusha nuk eshte e drejte
Todi Lubonja Jo kurre nuk e kam patur kete pikepamje. Kur e ka kritikuar partia pjesen Njollat e murme edhe une nuk e kam duartrokitur.
Shoku Hysni Kapo Ti e kishe pikepamjen qe vija e partise ne keto fusha nuk eshte e drejte
Todi Lubonja Jo kurre nuk e kam patur kete pikepamje. Kur e ka kritikuar partia pjesen Njollat e murme edhe une nuk e kam duartrokitur.
Shoku Hysni Kapo Ti thua per Njollat e murme qe kur e kritikoi udheheqja edhe ti e kuptove se kjo drame nuk qendronte atehere pse nuk prite ti qe ai Minush Jerua te rehabilitohej kur duhej por u perpoq te rehabilitohej perse Minush Jerua nisej nga Durresi dhe vinte ne Korce tek ty ne nje kohe kur ai dhe vepra e tij u hodh poshte nga udheheqja. Ti e dije kete atehere pse ai vinte ne Korce dhe duhet ta rehabilitoje ti ate Po Bilal Xhaferrin ku e gjete ti me Fadil Pacramin Bilal Xhaferin qe eshte i arratisur ne Greqi armik njeri i bastarduar.
Fadil Pacrami As une nuk e di ate.
Shoku Hysni KapoJo shoku Fadil e dime mire ne kete gje. Dime edhe tjetren qe Minush Jeros i ke thene dale se ska ardhur koha per ne Tirane. Do ta sillje ti ne Tirane Pse ti nuk prite ta rehabilitoje shoqeria Minush Jeron por duhesh ta rehabilitoje ti A nuk tregon kjo nje renie ne gjunje dhe ai atehere nderroi edhe emrin e drames Nene Duda dhe e vuri ne skene me emrin Te pamposhturit
Shoku Enver Hoxha Te pamposhturit jane keta.
Shoku Mehmet Shehu Ajo eshte alegori. Nuk kam guxim te flasin hapur dhe maskohen.
Shoku Enver Hoxha Domethene partia i denon ata po ata jane te pamposhtur.
Shoku Mihallaq Zicishti Karshi kujt jane te pamposhtur dhe pse do te sillnin Minush Jeron ketu ne Tirane
Shoku Enver HoxhaPer ti treguar udheheqjes se partise se jane te pamposhtur dhe vijne pikerisht ne Tirane dhe jo ne Gramsh apo diku tjeter.
Shoku Haxhi Lleshi Keto koncepte dhe keto pikepamje i ke koordinuar ti me ndonje tjeter per shembull me Fadilin
Todi Lubonja Persa i takon drames Te pamposhturit ne diskutimin qe eshte bere ne Njollat e Murme ne Tirane nga sa di une atje eshte bere autokritike. Une di qe atehere Minush Jerua ishte dramaturg dhe lejohej te botonte shkrime. Te them te drejten dhe sinqerisht ne rastin e pare ate e kam njohur ne dramen Njollat e murme.
Shoku Manush Myftiu Ai eshte kritikuar ne plenumin e 15-te.
Todi Lubonja Mundet po une personalisht nuk e kam njohur dhe eshte thene qe keta duhet ta lajne me vepra. Per dramen Te pamposhturit mendimi im ka qene se kjo eshte nje drame patriotike nje drame per luften. Per kete edhe kemi biseduar ne mos gabohem kam biseduar edhe me shokun Ramiz. Mire eshte thene nga te gjithe dhe ne kemi qene dakord qe ta veme ne skene.
Shoku Mihallaq Zicishti Nuk eshte e vertete. Mua me ka thirrur shoku Ramiz dhe e kemi hedhur poshte.
Shoku Ramiz Alia Edhe ti ke qene bashke me Mihallaqin. Eshte biseduar konkretisht jo per dramen por ne se ka mundesi qe ky njeri te vere pjese ne skene. Thame se nuk u heqim te drejten e skenes ketyre njerezve.
Todi Lubonja Po keshtu keni thene.
vijon