E Diel, 1 Nëntor 2026

Autobusi i trafikut kater muaj me 25 kg droge ne goma

Por Prokuroria e Krimeve te Renda konstatoi dje se ky kontroll kishte qene siperfaqesor pasi ne mjetin e bllokuar prej tyre ndodheshin edhe plot 25 kilograme e 400 grame te tjera lende e te njejtit lloj. Ekspertet e Antidroges ne Korce kane shtangur kur prokuroret e ardhur nga Tirana zbuluan se ne mjetin e bllokuar prej tyre qe ne muajin korrik ndodhej edhe sasia e mesiperme e lendes narkotike. Autobusi i linjes me Greqine mbahej ne piken e mjeteve te sekuestruara ne afersi te fshatit Plase qe me 22 korrik 2010 kur gjate kontrollit te policise ne piken kufitare u gjet nje sasi prej 46 kg kanabis. Gjate operacionit te koduar Udhetimi i Fundit u arrestuan edhe shoferet Bajram Dapi 26 vjec dhe Kristo Prifti 24 vjec. Por pas rreth kater muajsh pas arrestimit te shofereve dhe sekuestrimit te 46 kg kanabis u krye nje tjeter kontroll ne mjetin qe mbahej i bllokuar duke zbuluar edhe sasine tjeter te lendes narkotike. Policia e Korces beri te ditur dje sekuestrimin e sasise se dyte por nuk specifikoi arsyen se pse eksperteve te saj iu kishte shpetuar gjate kontrollit te kryer pa zbuluar gati 25.5 kg droge. Me 17.11.2010 ne vazhdim te hetimeve te kryera per operacionin policor Udhetimi i Fundit Sektori i Luftes Kunder Narkotikeve ne policine e Korces ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda Tirane ka bere rikeqyrjen e autobusit te linjes Tirane-Athine me targa TR 1958 N. Ne momentin e bllokimit autobusi drejtohej nga shtetasit Bajram Dapi 26 vjec dhe drejtues te dyte shtetasin Kristo Prifti 24 vjec te dy te arrestuar ne flagrance me 22.07.2010 per vepren penale Trafikim te lendeve narkotike. Ata u prangosen pasi ne piken e kalimit kufitar Kapshtice u jane gjetur dhe sekuestruar nje sasi prej 46 kg lende narkotike kanabis sativa. Nga keqyrja e ketij mjeti te sekuestruar dhe te ruajtur ne piken e bllokimit te automjeteve ne fshatin Plase te Korces ka rezultuar se ne pjesen midis sediljes se shoferit dhe rrotave te para ndodheshin 24 paketa te mbeshtjella me natriban me bime te dyshuar narkotike kanabis sativa me peshe te pergjithshme 25 kg e 400 gram thuhej ne komunikaten e policise se Korces.

KORE/ GEZIM ASHIMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›