Nentori 13 ekspozita qe mbledh tre breza piktoresh
Nga problemet e urbanistikes tek natyra e qete. Plot 37 piktore nga Shqiperia Kosova e Maqedonia paraqiten per dy jave rresht punet e tyre me te mira ne edicionin e 13-te te ekspozites Nentori e cila u hap ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar. E kthyer tanime ne nje tradite qe vjen cdo vit bashke me muajin te cilit i ka marre emrin ekspozita eshte nje shkembim eksperiencash mes brezash formimesh dhe kulturash te ndryshme. Kete vit Nentori nen kurimin e artistit Besim Tula ka mbledhur rreth vetes disa nga emrat me ne ze te piktures shqiptare. Duke pare emrat e 37 pjesemarresve do te dallosh 70 apo 80-vjecare si Agim Zajmi Sali Shijaku Hasan apari Hasan Nallbani Ksenofon Dilo Kujtim Buza Vilson Kilica Zef Shoshi te cilet krijuan kryesisht ne periudhen e realizmit socialist dhe u bene te njohur para viteve 90. Shumica i qendrojne besnike menyres tradicionale realiste te te pikturuarit por ka edhe nga ata perpiqen te vijne me nje fryme te re ne veprat e tyre. Nder keta te fundit mund te permendim Hasan Nallbanin i cili ne kete ekspozite paraqitet me nje tablo te shkeputur nga cikli i tij me i fundit ku trajton probleme sociale qe lidhen me se shumti me femrat shqiptare. Per te vazhduar me piktore te nje brezi me te ri apo te mesem si Aleksander Filipi Buron Kaceli Gazmend Leka Pashk Pervathi Stefan Taci etj. dhe me te rinjte si Andi Hila Brikena Berdo Ledia Kostandini Merita Selimi te cilet ofrojne nje gjuhe te re komunikimi. Ndryshe nga heret e tjera kesaj ekspozite i jane bashkuar edhe disa piktore pertej kufijve te Shqiperise si Miftar Mehmeti nga Maqedonia Esat Valla dhe Arafat Hasani. Duke sjelle keshtu nje informacion edhe mbi trendet qe zhvillohen pertej kufijve. Punet e ketij edicioni nuk lidhen me njera-tjetren permes nje filli tematik. Veprat e marrin frymezimin prej temash nga me te ndryshmet qe nga problemet sociale ato te urbanistikes nga nje gezim sic eshte dasma e cila ne nje pikture te Sali Shijakut vjen plot hare tek nje natyre e qete deri tek endrrat me ngjyra te ndezura te nje vajze te vogel. Si nje aktivitet tradicional edhe menyra e shprehjes eshte e tille. Teknika ku paraqitet shumica e piktoreve eshte vaj ne kanavace ndersa permasat e puneve variojne. Nentori 13 tanime eshte nje aktivitet i pavarur nuk organizohet nga ndonje institucion kulturor dhe vazhdon te mbijetoje vetem fale vullnetit te artisteve qe e kane themeluar ate qysh ne krye te heres. Veshtiresite e organizimit jane te medha duke filluar qe nga mbeshtetja financiare tek gjetja e nje salle e cila tanime duket se po behet gjithnje e me e veshtire per artistet. Nentori 13 u hap ne daten 5 nentor dhe do te qendroje e hapur deri diten e neserme. Si lindi
Ekspozita Nentori nisi rrugen e vet ne vitin 1998 si domosdoshmeri e piktoreve per tu shprehur permes puneve te tyre. Ishte koha kur hyne ne mode aktivitetet nderkombetare te cilat perpine te gjitha konkurset kombetare dhe i shnderruan ato ne gara te perbashketa mes artistesh shqiptare e te huaj. Nentori lindi si nje nevoje per te treguar zhvillimet me te fundit ne artet pamore shqiptare pa vene kufizime moshe. Tek ky aktivitet kane gjetur strehe gjithnje artistet e nje brezi me te vjeter por nuk kane munguar as artistet me te rinj te cilet tanime operojne ne mediume te tjera.
ALMA MILE