E Diel, 1 Nëntor 2026

Testamenti i Bedri Dedes Lumturoni femijet

/ /

Me shume se nje artikulim i zakonshem qe permendej shpesh nga profesor Bedri Dedja kjo ishte kredoja filozofike qe pershkroi fund e krye veprimtarine e tij krijuese akademike e shkencore. Shumekush nga gjenerata ime e ka degjuar per here te pare emrin e profesorit te nderuar shkrimtarit te njohur dhe mikut te ngushte te lexuesve te vegjel qysh ne femijeri. Prej mese 50 vjetesh cdo prind e femije cdo mesues e nxenes cdo i ri dhe student do ta ndeshte emrin e profesor Dedes ne veprat e shumta te krijimtarise artistike shkencore e pedagogjike. Bedri Dedja prej dekadash u be pjese e pandashme dhe e qenesishme ne te gjitha institucionet arsimore te edukimit ne te gjitha familjet shqiptare sepse gjithmone ka qene i pranishem me fjalen dhe keshillen e tij te mencur e te urte si krijues prind dhe edukator i mire.
Brenga e profesorit ardhmeria e brezit te ri
Me mendimin e tij teorik dhe profesional Bedri Dedja ky personalitet i spikatur i fushes shkencore dhe akademike ka lene nje trashegimi shume te vyer dhe te pasur ne fushen e letersise kultures artit dhe perkthimeve si dhe mjaft studime ne rrafshin e pedagogjise psikologjise dhe sociologjise bashkekohore te estetikes dhe mendimit filozofik ku trajtoheshin pafund ceshtje qe kane te bejne me problematiken e gjere dhe boten e madhe te femijeve dhe rinise. E ardhmja e brezit te ri ishte brenga dhe shqetesimi i tij kauza te ciles profesori i kushtoi jeten. Jane me dhjetra shembujt e marredhenieve shoqerore gjesteve dhe sjelljeve njerezore qe miq e kolege dashamires bashkepunetore dhe bashkekohes te tij i sjellin ne kujtimet e tyre. Profesor Bedriu ka mbetur nje figure e dashur dhe e respektuar nje pike referimi per te gjithe ne qe patem fatin te njiheshim nga afer dhe te ishim bashkekohesit e tij. Me kete ndjesi e perfytyrim te mbartur prej vitesh e kam perjetuar kontaktin e pare me profesorin e nderuar
Nje dite maji
Ka qene muaji maj i vitit 2003 kur i telefonova ne shtepi. uditerisht ne ato caste kur po formoja numrin e telefonit ndjeja nje emocion te pashpjegueshem Duke qene ne krye te Institutit Kombetar te Integrimit te Jetimeve isha mjaft i preokupuar ne pergatitjet e nje veprimtarie sensibilizuese per femijet jetime ne mbare vendin. Ishte nje veprimtari qe do te organizohej ne Pallatin e Kongreseve per here te pare me permasa te tilla. Ky eveniment do te zhvillohej me daten 30 Maj nje dite para 1 Qershorit Dites Nderkombetare te Femijeve. Kishim ftuar shume personalitete te politikes artit kultures shoqerise civile diplomate dhe perfaqesues te kabinetit qeveritar shkrimtare dhe artiste te shquar te kinemase dhe teatrit etj. Ne kete rast padyshim kerkohej ndihma dhe kontributi i njerezve vullnetmire qe kishin pervojen e duhur dhe sensin pozitiv per te kontribuar ne mbarevajtjen e veprimtarise. Ishte kjo arsyeja qe kerkoja dhe ndihmen e profesor Bedriut. Qe ne telefonaten e pare me tha se isha i mirepritur ne shtepine e tij te Rruga e Kavajes diku ne qender te Tiranes. Sa hyra ne dhomen ku qendronte profesori u ngrit nga divani ku ishte ulur dhe pinte duhan. Me zgjati doren dhe me ftoi te afrohesha prane tij. Bashkeshortja Pandora nje grua fisnike i qendronte prane dhe kujdesej ore e cast per te. Tranzicioni qe po kalonte vendi por edhe mosha e problemet me shendetin e kishin lodhur ca por gjithsesi ne syte e tij te vegjel e te shndritshem shikoje drite jete shprese dhe ngazellim
Vemendja per
shtresat ne nevoje
Ai tregonte vemendje dhe kishte interes per gjithcka po ndodhte ne vend shprehte shqetesim per kategorite shoqerore me te brishta dhe te pambrojtura. Ne vecanti per femijet jetime dhe pa kujdesin prinderor te cilet per hir te se vertetes ishin me te ekspozuar dhe me te rrezikuar nga plaget e trazicionit. Si nje ish - femije i rritur jetim ishte shume i vemendshem e dhe i djeshem ndaj ceshtjeve sociale ndaj dhimbjeve problemeve dhe halleve te njerezve te thjeshte. Femijet jetime ne vecanti femijet e Shtepise se Femijes e kishin ndjere nga afer e ne shume raste interesimin dhe perkujdesjen aterore te profesor Bedriut. Kjo kishte ndodhur jo vetem atehere kur mbante postin e zv/ministrit te Arsimit dhe kishte lidhje te drejteperdrejta me ta por edhe me vone madje edhe kur kishte dale ne pension. Folem gjate per punen dhe programet e Institutit per strategjine dhe projektet e ardhshme qe kishin te benin me politikat sociale per rruget dhe format efikase qe do te ndiqeshin per mbeshtetjen dhe integrimin e femijeve jetime. Ne bisede e siper i dhurova kopjen e pare te revistes Integrimi botim qe ai e quajti Tribune te Jetimeve Shqiptare. E shfletoi shpejt e shpejt dhe aty per aty me premtoi se ne numrin e ardhshem do ishte i pranishem me penen e tij. Sakaq nisa ti tregoj qellimin kryesor te takimit duke i thene se me nismen e nje grupi intelektualesh te njohur dhe me mbeshtetjen e Akademise se Shkencave Instituti Kombetar i Integrimit te Jetimeve do ti propozonte Parlamentit qe data 20 maj te shpallet Dita Kombetare ne Ndihme te Jetimeve Shqiptare. Per kete arsye vijova ti shpjegoja profesorit kerkonim dhe mbeshtetjen e tij per tju bashkangjituar kesaj inisiative. Pa e mbaruar mire fjalen profesori u cel i teri ne fytyre dhe me sy te perlotur u kthye nga une Do te kete te ardhme edhe per kete vend Padyshim do kete te ardhme edhe per keta femije. Nxori nga xhepi stilolapsin dhe me nje shpejtesi te rrufeshme e neneshkroi ate dokument ne te cilin ndodheshin edhe mjaft firma te personaliteteve te njohura si Dritero Agolli Ylli Popa Xhevahir Spahiu Kadri Roshi Xhanfise Keko Anesti Kondili Diana uli Ramazan Bogdani Moikom Zeqo etj. Me pas ai propozim u jetesua me nje ligj te vecante nga Parlamenti Shqiptar dhe sot mbare jetimet e Shqiperise e kane Diten e tyre 20 majin si nje dite qe terheq vemendjen dhe i behet apel shoqerise dhe institucioneve te vendit per me shume ndjeshmeri dhe mbeshtetje ndaj tyre.
Projekti i fundit Nje testament per femijet jetime
Te nesermen ne Pallatin e Kongreseve salla ishte mbushur plot me femije e te ftuar nga e gjithe Shqiperia. Ne pritjen qe benim me stafin organizativ per te ftuarit profesor Dedja nuk preferoi statusin e mysafirit por na tha se aty ishte i shtepise. Nje dite me pare gjate bisedes ne shtepine e tij me premtoi se do te shkruante dicka speciale ne numrin e ri te revistes Integrimi botim i Institutit te Jetimeve dhe mbajti fjalen. Kishte qendruar gjithe naten i pa gjume per ta shkruar ne formatin e nje programi te cilin ma dhuroi aq bujarisht te shoqeruar me nje buzeqeshje te ngrohte aterore. E hapa zarfin dhe fillova ta lexoj me nje fryme. Ishte nje projekt i detajuar per te ardhmen e Institutit te Jetimeve per te per te ardhmen e femijeve jetime. Ishte nje program mjaft i ngjeshur dhe ambicioz i bukurndertuar mbi baza shkencore dhe metodike bashkekohore. Nepermjet tij synohej garantimi i mbeshtetjes ligjore dhe institucionale te ketyre femijeve nga ana e shtetit. Por brenda atij zarfi ishte edhe buzeqeshja testamentare qe profesor Bedri Dedja la jo vetem per femijet jetime por per mbare femijet e Shqiperise. Qe ne fytyrat e tyre te mos kete asnjehere plage sociale qe ne syte e tyre te mos kete kurre trishtim brenga lot dhe shpresa ta vrara por vetem endrra dhe pasione te bukura lodra dhe gezime nje te ardhme te lumtur dhe te sigurt.
Drejtor i Pergjithshem i Institutit Kombetar te Integrimit te Jetimeve Shqiptare

ILIR UMANI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›