E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobusi me turistë përplaset me makinën, dy të plagosur

LIBRAZHD - Dy automjete janë përplasur sot në Librazhd, ku të plagosur mbeten dy pasagjerët që udhëtonin në makinën tip Audi. Mjeti tjetër i përfshirë në aksident ishte një autobus me turistë të huaj, por sipas policisë nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ngjarja ndodhi sot në mesditë në aksin Librazhd-Pogradec, pranë fshatit Rrajce kur makina me targa LA 6447 A u përplas me autobuzin me targa të huaja. Policia në vendngjarje bëri të ditur se Audi ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Mësohet se asnjë prej turistëve të ndodhur në autobuz nuk ka marrë plage serioze, ndaj edhe kanë vazhduar udhëtimin. Dy të plagosurit që gjendeshin në autoveturë janë transportuar menjeherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›