E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët e poliklinikave, një rrogë shpërblim

TIRANË- Mjekët dhe infermierët e gjithë qendrave shëndetësore në vend do të marrin një rrogë mujore shpërblim për punë të mirë. Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana tha sot se "ky shpërblim për 6-mujorin e parë të vitit jepet nisur nga treguesit e mirë të performancës".

Janë rreth rreth 9 mijë vetë, personel shëndetësor që punojnë në shërbimin parësor që përfitojnë nga vendimi i ISKSH-së. Deri tani është shpërndarë shpërblimi në mbi 200 qendra shëndetësore në vend dhe është në proces shpërndarjeje në qendrat e tjera.

Brenda buxhetit të përcaktuar nga ISKSH për qendrat shëndetësore, vetë qendrat kanë patur mundësi të shpërndajne deri në 1 pagë mujore, sipas realizimit të treguesve të performancës per çdo qendër. Paga për mjekët në shërbimin shëndetësor parësor varion nga 46.000 lekë në 78.000 lekë, ndërsa për personelin ndihmës, si infermiere, sanitare, shofere etj, varion nga 22.000-28.000 lekë në muaj. Fondi në total i akorduar nga ISKSH në buxhetin e qendrave shëndetësore për shpërblimin e 6-mujorit të parë të vitit është 290 milionë lekë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›