Autobusi ne gremine gjashte te vdekur

Pergjaket rruga kombetare Ballsh-Tepelene. Nje autobus i linjes Tirane-Athine eshte permbysur mbremjen vone te se henes dhe nga te dhenat e para behet fjale per 6 viktima dhe 23 te plagosur. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 2000 ne fshatin Ziaj Komuna Fratar rreth 32 km larg nga qendra e Ballshit. Burimet nga vendi i ngjarjes bejne te ditur se autobusi i linjes Tirane-Athine me targa greke IBN9900 ishte nisur nga qyteti i Tiranes rreth ores 1600 dhe udhetonte drejt Athines. Si shkak i terrenit te rreshqitshem nga moti i keq dhe me shi autobusi eshte batuar fillimisht dhe me pas eshte permbysur. Pasi ka bere salton e pare autobusi mesohet te jete rrezuar nga nje lartesi e madhe qe sipas policise eshte afersisht 100 metra. Zedhenesja e policise se Qarkut Fier Valbona Meco ka thene se kane qene drejtuesit e automjeteve te tjera te cilet pershkonin aksin Ballsh-Tepelene qe pasi kane pare skenen kane njoftuar menjehere policine e Ballshit dhe ate te Fierit. Kater mjetet e policise se Komisariatit te Ballshit kane qene te parat qe kane mberritur ne vendin e aksidentit. Me pas kane qene forcat zjarrfikese po te Ballshit si dhe autoambulancat e spitalit te Ballshit dhe te Fierit. Gjithashtu duke pare permasat e aksidentit ne vendin e ngjarjes kane shkuar edhe rreth 100 forca te Nderhyrjes se Shpejte si dhe ato te RENEAS. Shefqet Pasha kreu i zjarrfikeseve te Ballshit ka treguar per gazeten Shqip Gjate rrezimit autobusi ka zene nen vete nje numer te madh personash. Ai ishte nisur nga Tirana. Operacioni i shpetimit ka qene teper i veshtire pasi ne vendin e pozicionimit te autobusit nuk mund te futej dot asnje automjet tjeter madje ishte e veshtire edhe kalimi me kembe. Me traktor mundem ti afroheshim. Ka te mbijetuar por fatkeqesisht edhe viktima te shumta. Paraprakisht eshte folur se ne autobus udhetonin rreth 45 pasagjere.
Te mbijetuaritTe mbijetuarit te traumatizuar kane treguar se gjithcka ndodhi brenda pak sekondash nderkohe qe binte shi gjate rrezimit. Te mbijetuarit jane derguar ne spitalin e Ballshit dhe Tepelenes dhe ata qe kane pasur trauma te renda jane derguar drejt spitalit te Fierit per mjekime me te specializuara. Te parat qe kane mberritur ne spitalin e Fierit kane qene Lorena Hoxha 6 vjece dhe nena e saj Brixhilda 41-vjecare. Ato kane treguar se kane hipur ne Lushnje ne autobusin qe shkonte ne Athine nderkohe qe ajo akuzon shoferin si shkaktar te aksidentit. Shoferi nuk ishte ne rregull. Ai bente shpesh here gabime ne drejtimin e timonit. Gjate gjithe rruges kam qene e frikesuar. Ne momentin qe u permbysem nuk kuptuam asgje se cfare po ndodhte. Mbaj mend vetem qe kam shtrenguar fort vajzen dhe pastaj u gjendem ne spital ka thene 41-vjecarja.
Nderkohe numri i te mbijetuarve qe kane mberritur ne spitalin e Fierit deri ne oret e vona te se henes ka qene 15. Mes tyre ka qene edhe shoferi i autobusit Tomas Tsogas i cili per shkak te gjendjes se rende shendetesore nuk ka mundur te jape shume detaje per policine. Ne nje komunikate per shtyp Drejtoria e Policise se Shtetit ka deklaruar se deri ne oret e vona te se henes numri i viktimave ka qene 6 nderkohe qe bilanci pritet te rritet edhe me shume gjate oreve ne vijim. Nuk eshte arritur te gjendet lista e pasagjereve tek e cila do te mundesohej zbardhja e numrit konkret te pasagjereve qe u perballen me kete tragjedi te rende. Gjithashtu nga lista do te mundesohej edhe identiteti i viktimave dhe te plagosurve rende. Policia forcat zjarrfikese dhe bluzat e bardha kane qene gjate gjithe kohes ne gatishmeri por ndihma e tyre eshte vonuar per shkak te largesise.
Autobusi eshte nxjerre me vinc nga lart dhe brenda tij jane gjetur jo vetem sendet e udhetareve por edhe shume nga keta te fundit qe ishin te plagosur dhe te pajete. Mes pasagjereve ka pasur mjaft emigrante por edhe udhetare qe shkonin ne qytetet ne jug te vendit.
Policia ne vendin e ngjarjes ka dalluar edhe shenjat e gomave te autobusit. Para permbysjes gomat e autobusit kane shenuar gjurme ne asfalt. Sipas specialisteve keto gjurme tregojne perpjekjen e drejtuesit per ta pasur nen kontroll autobusin.
Paraprakisht flitet se nuk ka pasur defekt ne automjet por shkak mendohet te jete bere terreni jo i favorshem. Megjithate hetimet qe do te vijojne te marten do te tregojne edhe shkakun e sakte te ngjarjes tragjike. Policia nuk ka mundur te vjele shume deshmi nga te mbijetuarit pasi ata kane qene te traumatizuar.