Shoqata e Boboshtareve Nese nuk vepron ligji do ta prishim vete memorialin
Banoret e Boboshtices kercenojne se nese prokuroria nuk merr masa per personat qe ndertuan memorialin e ushtarit grek mbi varrezat e fshatit do te nderhyjne vete per prishjen e tij. Kryetari i Shoqates se Boboshtareve te vjeter Sotir Dhamo ka deklaruar se banoret jane ne pritje te vendimit te prokurorise dhe mbylljes perfundimtare te hetimeve per kete rast por nese nga organi i akuzes nuk merret nje mase ndaj personave pergjegjes per prishjen e memorialit sipas perfaqesuesit te banoreve do te jene keta te fundit qe do te ndermarrin prishjen e ndertimit te bere mbi varreze. Sipas Dhamos per sa kohe qe Boboshtica harrohet nga shteti do te kete reagime nga ana e banoreve deri ne prishjen e memorialit te ndertuar per ushtaret greke mbi eshtrat e te pareve te tyre. Ai e ka konsideruar nje masaker dhunimin e varrezave nderkohe qe sipas tij banoret shprehen jo vetem te indinjuar per cenimin qe u eshte bere por nga ana tjeter edhe te braktisur per faktin se nuk kane nje mbrojtje per te denuar me force ate qe ka ndodhur me varrezat e tyre. Sot ne fshat nuk ka qetesi. Boboshtica eshte e trazuar. Njerezit jane cenuar ne dinjitetin e tyre me nje akt makaber te dhunimit te varrezave te vjetra shekullore. Ajo ka sherbyer si varreze qe ne fillimet e manastirit dhe jane varrosur njerez te njohur te Boboshtices. Aty banoret kane te afermit e tyre dhe nuk mund te heshtin por kane te drejte te indinjohen. Per sa kohe qe kjo ceshtje eshte ne duart e drejtesise ne do te presim vendimin e organeve hetimore dhe te prokurorise dhe cfare do te vendoset prej tyre por ne rast se vendimi nuk eshte i drejte dhe qendron ne anen e kundert te interesave te boboshtareve duke e cenuar serish dinjitetin e tyre ne do te vijojme me qendrimet tona ka thene ne deklaraten e tij kreu i shoqates qe perfaqeson banoret e fshatit. Nderkohe ai ka shtuar se banoret do te ngrene nje memorial te ri. Meqe shenjat e varreve jane prishur dhe eshtrat jane perziere ne do te ngreme nje memorial tjeter me emrat e fiseve qe jane varrosur aty pasi nje varr mund te kete sherbyer per disa persona te nje familjeje sic kane qene ritet e kohes. Ajo varreze eshte e mbingarkuar me njerez te vdekur por nuk ka vend qe aty te qendroje nje memorial per ushtaret greke mbi eshtra te boboshtareve. Kryqi u pranua si simbol i ortodoksise por jo te kalohet ne nje akt kaq makaber sic eshte betonimi i eshtrave dhe dhunimi i tyre. Ai memorial duhet te prishet dhe nese kjo nuk behet nga organizata Omonia ose me nje vendim te drejtesise do te behet nga vete banoret deklaroi Sotir Dhamo. Sipas Shoqates se Boboshtareve te vjeter akti i djegies se kurorave eshte i denueshem por ky akt ka ndodhur si pasoje e situates te tensionuar qe u krijua. Djegia e kurorave eshte nje akt i denueshem. Banoret e denojne kete akt por te pyetur edhe nga hetuesit ata kane pranuar te tregojne se aty jo vetem dolen eshtra por mbi to u kryen serish punime duke i betonuar. Kjo eshte me se e vertete dhe kete e deshmoje shume banore. Akti i djegies se kurorave pas vendosjes se tyre nga Omonia dhe konsullata greke erdhi si nje reagim pas nje ceremonie qe u zhvillua ne prani te shume pak boboshtareve. Nga ana tjeter edhe prefekti me deklaratat e tij beri qe Boboshtica te ndihet e braktisur nga shteti. Ajo u dhunua dyfish nga shteti grek dhe nga shteti i vet qe nuk e mbron. Kremtimi mbi beton ishte i nxituar dhe kjo beri qe Boboshtica te vihet kunder jo vetem disa kurorave por edhe te dyja shteteve atij qe e dhunon dhe atij qe nuk e mbron duke sjelle edhe ate rebelim me djegien e kurorave akt te cilin ne gjithsesi e denojme eshte shprehur Sotir Dhamo.