E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomate shqiptare me dy shtetesi

Diplomacia Ne ambasadat tona 28 titullare jane politike nga 50 perfaqesi gjithsej

Skandali i lidhur me humbjen e kompjuterit per komunikimin e klasifikuar ne misionin shqiptar ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara duket se mbulon nje sfond problematik per Ministrine e Jashtme. Ana spektakolare e kesaj ngjarjeje plotesohet me heshtjen ndaj parregullsive ligjore ne emerimin e perfaqesuesve diplomatike te Shqiperise qe perben nje situate po kaq te papranueshme. Keshtu nga nje listim i 50 misioneve qe aktualisht Shqiperia ka jashte vendit rezulton se 28 prej titullareve te tyre vijne si kontingjent i politikes apo i propozimeve te bera prej saj. Ne reference te ligjit per sherbimin e jashtem neni 22 kjo kuote nuk mund te kaloje 20 cka me nje krahasim shifrash jep te kuptoje se misionet e Shqiperise drejtohen ne masen mbi 55 nga njerez te ardhur si sygjerime te politikes apo qe nuk kane ndjekur shkallet e karrieres sipas kritereve te ketij ligji. Pergjegjesia ne kete rast shenjon pervec Ministrise se Jashtme edhe Komisionin Parlamentar te Marredhenieve me Jashte qe miraton kandidaturat permes nje seance degjimore. Duke pasur parasysh se ne pergjithesi arsyet qe e detyrojne shtetin shqiptar ne veprime te tilla mund vetem te hamendesohen eshte me vend qe te kuptohen pasojat. Keshtu mosrespektimi i anes ligjore ka prodhuar nje reaksion zinxhir per shkak te te cilit penalizohen anetare te sherbimit te jashtem. Burime nga Ministria e Jashtme bejne te ditur se aktualisht 23 diplomate karriere jane ne liste pritjeje per shkak te veprimeve te rekrutimit politik te kryer ne vitin 2006 e me pas. Perfundimi i detyres jashte vendit ka sjelle nje liste te tille personash per te cilet shteti shqiptar dhe ligjet qe ai ka miratuar kane detyrimin e kthimit te tyre ne pune.

Perfaqesues me shtetesi te huaj

Neni 27 i ligjit per sherbimin e jashtem sanksionon kriteret e perzgjedhjes per pranimin ne te. Konkretisht ne sherbimin e jashtem pranohen personat te cilet plotesojne vecanerisht keto kerkesa a te kene shtetesi shqiptare bbanim te perhershem ne Republiken e Shqiperise. Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme ne ballafaqim me kete dispozite sot ka te pakten 3 perfaqesues qe bien ne kundershtim konsullja e pergjithshme e Shqiperise ne Milano Nausika Spahia ka shtetesi te huaj po keshtu kolegu i saj i nje rangu tjeter Gjon Coba ka shtetesi te dyfishte per te kaluar ne nje rast qe kerkon nje shpjegim te karakterit juridik si konsulli i Shqiperise ne Janine Jani Dako me shtetesi dhe kombesi greke. Ky eshte nje bilanc qe dikton interpretime korrekte ne raport me ligjin per sa kohe qe neni i sipercituar flet per persona qe pranohen ne sherbimin e jashtem. Por paqartesi per ekzigjencen ligjore te Ministrise se Jashtme krijohen edhe me tej po te mbahet parasysh edhe se mes perfaqesuesve apo njerezve qe jane ne postet konsullore jane caktuar edhe shtetas shqiptare me statusin zyrtar te emigrantit. Raste te tilla do te mund te permendeshin Seit Qerimaj ne Gjeneve dhe Margarita Gega ne Keshillin e Europes. Referenca e nenit 27 kerkon banim te perhershem ne Shqiperi cka statusi i emigrantit legal e ve ne dyshim te pakten per nje periudhe te caktuar kohore.

Pezullimi i ambasadave

Nje problem me rendesi qe e vendos gishtin e pergjegjesise per situaten e krijuar ne diplomacine shqiptare mbi politiken eshte edhe ai ekonomik. Kete duket te mos e kete shmangur as rritja me e madhe ne bote e cila me mirekuptim ne raport me Ministrine e Jashtme mund te shihet edhe si paradoks i zhvillimit. Keshtu ne perpjekjen per te hapur seli te reja financa ka rezultuar nje frenuese e vertete. Pavaresisht se VKM-ja e Keshillit te Ministrave per hapjen e ambasades sone ne Letoni eshte marre ne vitin 2008 mungesa e fondeve e ka lene gjendjen ne statusin e deshires. E njejta gje mund te thuhet edhe per Sllovakine ku se fundmi Presidenti ka dekretuar edhe emrin e ambasadorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›