Autobusi në greminë, humbën jetën 20 xehetarë

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën, dhe po aq të tjerë janë plagosur kur një autobus përplot udhëtarë doli nga rruga dhe u rrokullis në një greminë 50 metra të thellë në provincën jugore peruane Arequipa.
Si transmetojnë mediumet lokale, autobusi transportonte 50 minatorë, të cilët ktheheshin nga puna. .
Sipas të dhënave të para autobusi ishte në rregull, ndërsa shoferi nuk ishte nën ndikimin e alkoolit.
Për shkak të terrenit të përshtatshëm, ka drojë që numri i të vdekurve në këtë aksident mund të jetë edhe më i madh./Indeksonline/