Automjeti del nga rruga, plagosen 3 persona
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Kukës- Pukë, në vendin e quajtur Qafë Shllak, kur një automjet ka rrëshqitur rreth 150 m, duke dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona
TIRANË- Tre persona kanë mbetur të plagosur në orët e para të mengjesit të sotëm në një aksident automobilistik në rrugën Kukës-Pukë.
Burime zyrtare të Policisë së Shkodrës thanë se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Kukës- Pukë, në vendin e quajtur Qafë Shllak, kur një automjet tip "Benz", me targa TR 80 36 J, i drejtuar nga Bardhyl Meçe, 46 vjeç, ka rrëshqitur rreth 150 m, duke dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i autoveturës dhe dy persona që udhëtonin me të.
Policia po heton për shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti. Bëhet e ditur se të tre të dëmtuarit, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin Ushtarak në Tiranë, janë jashtë rrezikut për jetën.
(d.b/BalkanWeb)