E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Berisha e koalicioni i Gerdecit s’kanë më moral te bejne premtime

“Sali Berisha nuk është në opozitë, por ka pasur 4 vjet kohë në qeveri për të bërë ato që premton sot, pasi nuk ka mbajtur premtimet që bëri dje”, tha sot zëdhënësja e PS, Mimi Kodheli në një deklaratë për shtyp nga selia e PS. 

TIRANE-Partia Socialiste i ka këshilluar sot kryeministrit Berisha të largohet me dinjitet nga pushteti pasi nuk mbajti premtimet që i bëri popullit. “Sali Berisha nuk është në opozitë, por ka pasur 4 vjet kohë në qeveri për të bërë ato që premton sot, pasi nuk ka mbajtur premtimet që bëri dje”, tha sot zëdhënësja e PS, Mimi Kodheli në një deklaratë për shtyp nga selia e PS.
“Koalicioni i Gërdecit nuk ka më moral për të premtuar, por ka arsye vetëm për t’u larguar. Sali Berishës nuk i mbetet veçse të humbasë me dinjitet”, u shpreh  Kodheli.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›