E Enjte, 5 Nëntor 2026

Automjeti futet kundravajtje dhe aksidenton autobusin e Petrelës, plagosen 6 udhëtarë

Një tjetër aksident është shënuar në Tiranë ku është përfshirë një urban i mbushur me qytetarë.

Në zonën e Saukut urbani i linjës së Petrelës, është përplasur me një automjet tip audi ku për pasojë 6 persona mbetet në lënduar.

Sipas policisë, shkak i aksidentit u bë parakalimi i gabuar i shoferit të mjetit Audi, i cili mbeti edhe vetë i dëmtuar.

Gjashtë të lënduarit u dërguan në spitalin e Traumës. Dy prej tyre ndodhen ende në këto ambjente fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndaluar shoferin e Audit ku vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›