E Diel, 1 Nëntor 2026

Automjeti i dy të rinjve fërkon veturën e Berishës, policia i shoqëron në komisariat

berisha-makin-metaPo e vuan edhe kryeministri shqiptar këtë punën e qarkullimit rrugor të çmendur në Shqipëri.

Ndërsa ishte nisur për në Mirditë, për të inauguruar një HEC, makina e kryeministrit Sali Berisha është parakaluar nga një veturë ku ishin dy të rinj. Gjatë parakalimit, makina e të rinjve ka fërkuar makinën e Berishës.

Policia ka ndaluar dy të rinjtë, një vajzë dhe një djalë, dhe i ka shoqëruar për në komisariat.

Mendohet se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia e të rinjve, por sërish ata janë brenda në komisariat./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›