Nuk i dhanë leje, vetëvaret i dënuari në burgun e Shënkollit
Një i dënuar në burgun e Shënkollit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me çarçaf. Viktima është Gjon Leka, i dënuar me 20 vite burg për vrasje.
Mësohet se Leka mbrëmjen e djeshme nuk kishte pranuar të dilte në dhomën e ajrimit, pasi drejtoria e burgut kishte kundërshtuar dhënien e lejes për të vajtur në shtëpi, me arsyetimin se lejet për të burgosurit janë pezulluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Në momentin që ka mbetur vetëm në dhomë, 28 vjeçari ka marrë çarçafin e tij, e ka lidhur në dritare dhe është vetëvarur./A.XH