Automjeti përfshihet nga flakët ne Fier / Banorët në panik

Një automjet tip “Mercedes-Benz “ është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrjen e parkimit nëntokësor në qendër të Fierit.
Ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët, pasi nga automjeti është përhapur një sasi e madhe tymi, duke mbuluar edhe pjesën e hyrjes së parkimit. Situata ka krijuar frikë për një përhapje të mundshme të zjarrit në ambientet nentokesore.
Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, ndërsa dy automjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët.