Mirditë/ Asgjesohen dhjetëra bimë narkotike / U kap nga droni duke u kujdesur per parcelën

Një 37-vjeçar është arrestuar në Mirditë pasi dyshohet se kishte kultivuar dhjetëra bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë.
Gjatë kontrolleve u gjetën gjithsej 60 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa. Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua, ndërsa disa prej bimëve u morën nga policia dhe u sekuestruan si provë materiale.