Makina përplaset me barrierat mbrojtëse / Aksident ne aksin Elbasan-Peqin

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin, ku një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Nga përplasja, automjeti ka pësuar dëmtime, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse për të verifikuar rrethanat e aksidentit.