E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në flagrancë 19-vjeçari, dispononte 30 qese farmacie me kanabis sattiva

Tiranë, 22 korrik, NOA Forcat e policisë kanë kryer arrestim në flagrancë ndaj 19-vjeçarit Beniamin Selishta, lindur dhe banues në Durrës.

Arrestimi i tij u krye sepse dje në rrugën Muhamet Gjollesha, përballë Inxhinierisë së Ndërtimit, gjatë një kontrolli të ushtruar, iu gjetën në brendësi të një çante rreth 30 qese farmacie me bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila peshonte 95 gr.
U kryen veprimet proceduriale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: sasia prej 30 qese farmacie të mbushura me bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa si dhe një telefon celular.
Materialet e përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Tiranëë, për veprën penale të Prodhim e shitje e lëndëve narkotike, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›