E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autonomia e Kritikes shqiptare e studiuesit Behar Gjoka

Studiuesi, Behar Gjoka prej disa kohësh i është dedikuar veprës së “Autonomia e Kritikës Shqiptare”. Studiuesi ka bërë një përmbledhje të gjerë të 30 autorëve. Që nga Budi, Kadare, Migjeni, Kuteli, e deri te autorët e pas viteve 90-të, duke sjellë pranë lexuesit disa tipe si shqyrtime tekstologjike dhe kulturologjike, ku natyrisht është përzgjedhur pjesa që e ka më të theksuar tehun e analizës kritike, madje edhe kritikën e thekur ndaj realitetit letrar dhe kulturor. Për studiuesin kritika është e domosdoshme për të bërë ndasinë mes vlerave dhe antivlerave. Madje kritika është paraprijse e studimeve. Vepra do të shohë dritën e botimit në mars të këtij viti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›