E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autonomia nuk është në tavolinën e bisedimeve

Banorët e veriut të Kosovës duhet të pranojnë që i takojnë Kosovës. Duhet pasur besim tek dialoguesit në këto biseda. Autonomia për veriun e Kosovës nuk është në tavolinën e bisedimeve. Kështu ka thënë, Peter Blumajer, ambasador gjerman në Kosovë, në një intervistë për gazetën Kosova Sot.

”Duhet pasur besim tek udhëheqësit e dialogut se ata do të merren vesh për një kompromis. Banorëve të veriut duhet tu behët e qartë se Kosova është e pandashme, që kufijtë janë të pa prekshëm dhe që këta banorë i takojnë Kosovës”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›