Nesër takimi Thaçi-Daqiq

Kryeministri Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Daqiq, do të takohen të martën në Bruksel, në takimin e radhës për bisedimet Kosovë-Serbi.
Takimin e ka konfirmuar, Maja Koçijançiç, zëdhënësja e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton.
Është paraparë të bisedohet për gjetjen e zgjidhës së strukturave të jashtëligjshme në Kosovë.
Ky takim shihet si një hyrje në fazën më të rëndësishme të bosedimeve dhe pritet që brenda disa javëve të arrihet një marrëveshje për veriun e Kosovës. /Indeskonline/