Në kërkim të një ambasadori serb për në Zagreb

Ministria e Punëve të Jashtme është në kërkim të një personi për ta emëruar ambasador të Kosovës në Kroaci. Dhe ai duhet jetë serb.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë dhënë Radios publike gjermane, transmeton koha.
Në intervistë ministri i Jashtëm kosovar ka vlerësuar se në të kaluarën në Kosovë viktima nuk kanë qenë vetëm shqiptarët, por edhe serbët.
Hoxhaj ka thënë se Kosova është dhe do të jetë shtet multietnik. “Kosova përherë ka qenë vend multietnik dhe përherë do të jetë vend multietnik, ne jemi shumë krenarë që jemi shoqëri diverse dhe këtu kemi shoqëri multietnike”, ka thënë Hoxhaj. /Indeksonline/