Abonete pa karton jane te vlefshme per te levizur me autobusat urbane
Me apo pa karton!
Dilema për abonen e autobuzave urban qe çdo fillim muaji shqetëson qytetaret e Tiranes vazhdon.
Mosmarrëveshjet mes operatoreve te transportit publik kane shkaktuar probleme ne tregtimin e aboneve.
Për te zgjidhur kete ceshtje Bashkia e Tiranes ka vendosur heqjen e kartonit shoqërues
Abonete e tregtuara nga drejtoria e tatim-taksave thuhet ne njoftimin per shtyp te Bashkise se Tiranes kane te gjithe elementet e nevojshem te sigurise prandaj ajo i ka kerkuar operatoreve te transportit publik ti tregtojne abonete pa kartonin shoqerues. Nderkohe qe i ka bere thirrje atyre te zbatojnë detyrimet kontraktuale pasi ne te kundert ndaj tyre do te merren masa qe shkojne deri ne heqjen e licenses se operimit.
Cdo muaj ne kryeqytet rreth 70 mije e 600 qytetare lëvizin ne Tirane me abone te përgjithshme, studenti apo linje te caktuar.