Autori i monumentit të Kavajës: Sjanë dy gishta, por V-ja e triumfit. Sështë as i Salës, as i Edit, por i qytetarëve
Në formë harku del V-ja e triumfit, e lirisë dhe e demokracisë. Kjo është domethënia e monumentit, ai është i qytetarëve të Kavajës, nuk është as i Salës, as i Edit.
Ky ka qenë reagimi i parë zyrtar i autorit të monumentit në qendër të Kavajës, z. Musa Qarri. Sipas Qarrit, monumenti po keqpërdoret në këtë kohë fushate. Ai ka shtuar se simbolika e tij nuk është ajo e dy gishtave sikundër flitet, por krejt e kundërta.
“Shkronja V në atë monument ka domethënien e lirisë, fitores, demokracisë. Poshtë është një bunker e mbi të ngrihet monumenti. Përcillet ideja se komunizmi mposhtet dhe mbi të në formë harku del V-ja e triumfit, e lirisë dhe e demokracisë. Kjo është domethënia e monumentit, ai është i qytetarëve, nuk është as i Salës, as i Edit, shprehet për GSH piktori grafist, që ka skicuar idenë e objektit.
Nga ana tjetër, Qarri, që është një artist i njohur në Kavajë dhe autor i një sërë grafikash të vlerësuara, shton se ka pasur rrezik të shembet nga protestuesit që humbën paratë në firmat piramidale. Por, atëherë për fatin tim të keq shpëtoi dhe mbeti në këmbë.
Disa ditë më parë, shefi i opozitës Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarët e Kavajës, u shpreh se do ta zhvendosë Monumentin e Demokracisë, që ndodhet para Pallatit të Kulturës së këtij qyteti, dhe do t’ia dërgojë në Tiranë kryeministrit Berisha.
Deklarata e tij u pasua nga ajo e kryebashkiakut Elvis Rroshi, i cili tha se do t’ia çojë me helikopter kryeministrit.
Në mbrojtje të objektit menjëherë më pas kanë dalë kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe kandidati për deputet në Elbasan, Eduard Selami.
Sheshi është monument historik, përmendorja është monument historik, mjerë ai që do guxojë ta prekë, do të shprehej Berisha./A.XH