E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet amerikane arrestojnë Efraim Diverolin

Diveroli është pronari i kompanisë AEY, i cili arriti të nënshkruajë një kontratë prej 300 milionë dollarësh me Pentagonin për blerjen e transportimin e municioneve nga Shqipëria në Afganistan.

24-vjeçari u arrestua të premten në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për akuzën e armëmbajtjes pa leje, pasi përballet me një padi për shkelje.

Diveroli gjykohet në gjendje të lirë nga autoritetet amerikane për trafik armësh kineze, të cilat siguroheshin nga fabrika e Gërdecit për të furnizuar trupat paqeruajtëse në Afganistan. Diveroli është zënë në grackë nga një agjent i fshehtë.

Ai akuzohet për drejtimin e një kompanie fantazmë për tregti të jashtëligjshme armësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›