Klodian Duro firmos për austriakët e LASK Linzit
Mesfushori 32-vjeçar i kombëtares ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me skuadrën austriake ku do të përfitoj 85 mijë euro.
Futbollisti shqiptar është prezantuar dje zyrtarisht me fanellën e LASK Linit dhe është shprehur se ndihet i lumtur që ka firmosur për këtë skuadër.
Për firmosjen e Duros tek skuadra austriake “shkesë” është bërë lojtari tjetër shqiptar që luan në këtë kampionat , Hamdi Salihi.
Në prezantimin zyrtar që ka pasur Duro ka folur edhe trajneri i skuadrës, Helmut Kraft.
Tekniku i austriakëve të LASK Linzit ka thënë se për të është kënaqësi që do të këtë në skuadër një lojtar me eksperiencë si Duro.
Sipas tij eksperienca e Duros do i shërbej shumë skuadrës që ai drejton në arritjen rezultateve pozitive dhe në rritjen e rendimentit të lojës.
Klodian Duro ka pasur oferta edhe nga skuadrat shqiptare si Dinamo dhe Elbasani por ka vendosur që edhe këtë vit të mos luaj në Shqipëri.
Transferimi i Duros tek skuadra Austriake është një lajm pozitiv edhe për trajnerin e kombëtares, Josip Kuzhe, që e sheh si të pazëvendësueshëm Duron në rolin e tij.