E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet britanike shpallet ne kerkim Ilir Kumbaro

Ish punonjesi i SHIK-ut Ilir Kumbaro eshte shpallur ne kerkim nga autoritetet britanike pasi akuzohet per torture dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Nderkohe BBC raporton se policia metropolitane kerkon te gjeje 58-vjecarin Ilir Nazmi Kumbaro pasi ai nuk u paraqit ne seancen degjimore te ekstradimit qe ishte planifikuar javen e kaluar. Nje inspektor i policise ne njesine e ekstradimit Pete Rance tha se beson qe Kumbaro ndodhet ende ne Britanine e Madhe por mund te jete larguar nga Londra dhe se ndoshta fshihet tek miqte e tij. Policia ka leshuar nje apel per gjetjen e Kumbaros ndersa ka publikuar edhe nje numer telefoni per kedo qe ka informacione per te. Ish-agjenti i sherbimeve sekrete Ilir Kumbaro akuzohet per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha ne vitin 1995 ndersa i eshte dhene leje qendrimi per ne Britani qe nga gushti i vitit 1996 pas pretendimeve te tij se ai ishte refugjat kosovar duke u paraqitur me emrin e rreme Shaqa Shatri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›