E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane Kundershtuan dhe goditen punonjesit e policise 5 te rinj arrestohen

5 te rinj jane vene ne prangat e policise se kryeqytetit diten e djeshme prej kokefortesise. Sipas policise te rinjte jo vetem qe nuk u jane bindur urdhrave te policise por madje kane kundershtuar dhe dhunuar policet. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bejne me dije se mbremjen e djeshme u arrestua 18-vjecari Fran Jashari i denuar me pare per prodhim shitje te lendeve te narkotikeve 30-vjecari Edmond Musa 22-vjecari Arjan Cela 26-vjecari Ermal Ymeraj dhe 21-vjecari Domeniko Musa qe te gjithe banues ne Tirane. Mesohet se arrestimi i tyre u be pasi mbremjen e djeshme ne Rrugen e Durresit te rinjte nuk i jane bindur urdhrit te punonjesve te policise konkretisht Patrulles se Pergjithshme duke i kundershtuar dhe goditur me grushte.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›