E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, ndalohen 30 klandestinë

30 klandestinë arabë janë ndaluar sot nga policia e Gjirokastrës në kufirin me Greqinë. 20 prej tyre u kapën në afërsi të vijës së gjelbër të kufirit me shtetin grek, ndërsa 10 të tjerët ishin më të thellësi të territorit shqiptar.

Mësohet se klandestinët që vinin nga Afganistani, Maroku dhe Tunizia kishin hyrë nëpërmjet Greqisë në Shqipëri, nga ku do të udhëtonin drejt vendeve perëndimore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›