E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet garantojnë për cilësinë e ujit të pijshëm

Edhe pse qindra qytetarë ndihen të shqetësuar për cilësinë e ujit në çezmës së tyre, autoritet garantojnë ujë të pastër dhe të konsumueshëm. Por, ndotja e ujit sipas tyre, vjen vetëm nga mosdezinfektimi i depozitave, të cilat harrohen te pastrohen nga konsumatorët. Mëhill Gecaj, drejtori i shëndetit publik thotë se mund të klorifikohet uji në tubacione por autoritet nuk ndërhyjnë dot në depozitat e pallateve.
 

Ndërsa drejtori i ujësjellës kanalizimeve Sait Dollapi thotë se është ndërhyrë në mjaft zona të Tiranës për të hequr tubacionet e amortizuara.
 

Edhe drejtoria e shëndetit publik, edhe shoqëria e ujësjellës kanalizimeve kanë firmosur një marrëveshje në bazë të së cilës organizohen inspektorët për të bërë monitorime mbi cilësinë e ujit. Marrëveshje kjo që kërkon ndërhyrje në rast se konstatohet se uji është i ndotur.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›