E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferimi i petagogëve, reagon Avokati i Popullit

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me transferimet e një pjese të petagogëve dhe strukturave të tjera nga universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës në filialin e Peshkopisë.

Ky fakt është konfirmuar nga ish dekani i fakultetit juridik, Alket Hyseni i cili ka deklaruar se edhe institucioni i Avokatit të Popullit i ka konsideruar të padrejta dhe antiligjore transferimet e bëra në këtë universitet
 

Nga ana tjetër në emër të studentëve, ka reaguar edhe përfaqësuesi i studentëve në senatin akademik, Ledjan Halilaj sipas të cilit këto ndërhyrje cënojnë procesin mësimor si dhe institucionin e univerisetit.
 

Protesta e studentëve ka nisur më datën 28 mars të këtij viti, ndërsa ata kanë deklaruar se këtë nisëm do ta vazhdojnë deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›