E Diel, 1 Nëntor 2026

Psikologu: Ja pse nuk jemi një popull i lumtur

Sipas një raporti të Organizatës së Kombëve të Bashkuara nga 142 shtete, Shqipëria renditet në vendin e 89 për shkallën e palumturisë ndërsa vendimin e parë e zë Kroacia si vendi më i lumtur për të jetuar. Nga ky klasifikim, Kosova rendiet 20 vende lartë Shqipërisë për shkallën e lumturisë. Edhe në këtë asryet sipas psikologëve janë disa.
 

"Elementët që shkatojnë këtë gjendje lidhen me kushtet ekonomiko- sociale. E para është varfëria por edhe elementë të tjerë që lidhen me ndotjen, mungesën e infrastrukturës etj. Pavarësisht këtyre problemeve nuk mund të themi se jemi totalisht një vend i papunë sepse qytetarët shqiptar kanë parë edhe ndërtimin e një sërë veprash që ka ndikuar në gjendjen e tyre emocionale” ka theksuar psikologu Jashar Demiri.
 

Po çfarë i bënë qytetartët me stress? Një pjesë e tyre shprehen se i streson koha dhe politika. Disa të tjerë thonë se i streson mungesa e parave në shtëpi, fatura e lartë e energjisë elektrike ndërsa një tjetër thotë se e streson pensioni i vogël që merr.
 

Me të njëjtën shkallë jo lumturie, vendi ynë renditet përkah Tunizisë, Nikaraguas e Afrikës së Jugut, dhe pas Iranit, Libisë dhe Pakistanit. Dhe pas Shqipërisë vendet e rajonit të cilët qytetarët buzëqeshin më pak janë maqedonasit dhe serbët që psikologët e lidhen me situatën e tensionuar në këto vende.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›