E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoritetet greke dekurajojnë evazionin fiskal

Athinë, 22 gusht – Evazioni fiskal në Greqi gati paraqet një hobi kombëtar, e as zyrat e taksave nuk mund të vlerësojnë se sa para bizneset dhe individët i detyrohen shtetit.

Nga fillimi i vitit, policia financiare greke ka kryer mbi 22 000 kontrolle dhe ka konstatuar gati gjysmë milionë raste të parregullsive dhe shkeljeve të detyrimeve tatimore, për të cilat janë përgjegjës 9 800 persona fizikë dhe juridikë, transmetojnë agjencitë.

Inspeksioni tatimor (SDOE) gjatë këtij viti ka dhënë gjoba në vlerë prej 2.5 miliardë euro, që është më shumë se në vitin 2009, kur vlera totale e gjobave ishte 1.7 miliardë euro.

Evazioni fiskal dhe humbjet që pëson vendi nga kjo është një prej faktorëve që në masë të madhe ndikon në shkallën e krizës financiare në Greqi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›