E Diel, 1 Nëntor 2026

PTK-ja i jep detajet e thirrjeve një kompanie britaniko-franceze

Prishtinë, 22 gusht - Detajet e thirrjeve të konsumatorëve të operatorit VALA janë në dispozicion  të një kompanie britaniko-franceze, e cila është angazhuar për luftimin e krimit të organizuar të quajtur “Sim to Sim”, shkruan aot gazeta Koha Ditore. Për dërgimin e detajeve të thirrjeve tek kompanitë e huaja Postë-Telekomi i Kosovës nuk ka marrë leje nga prokuroria. Për këtë nuk e ka pyetur as monitoruesin e saj, Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit.
Ndonëse PTK-ja insiston që detajet e thirrjeve janë të koduara dhe si të tilla të palexueshme, ART-ja insiston që pavarësisht formës që kanë, për dhënien e tyre është e domosdoshme që të merret leje nga organet kompetente, gjë që PTK-ja nuk e ka bërë.
“Jo, deri më sot ART-ja nuk ka pranuar ndonjë kërkesë të kësaj natyre”, ka deklaruar Ruzhdi Jusufi, këshilltar ligjor në Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit.
Sipas zyrtarëve të ART-së, operatorët e telefonisë duhet të administrojnë dhe respektojnë me përpikëri kërkesat procedurale si të specifikuara në dispozitat e Ligjit të telekomunikacionit, Kodit të Procedurës Penale, neneve të licencave të lëshuara nga ART-ja, si edhe rregullores për mbrojtjen e konsumatorit dhe fshehtësisë së përdoruesve të shërbimeve telekomunikuese.

(Më gjërësisht lexoni në botimin e sotëm të gazetës Koha Ditore)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›