E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet kërkojnë ndihmën e BE-së

Ministri i Jashtëm Italian, Franko Fratini dhe ai i Brendshëm Roberto Maroni, i kanë kërkuar një takim urgjent Këshillit të Drejtësisë së Bashkimit Europian. Takimi është kërkuar për të diskutuar krizën e emigracionit në Itali, ku do të kërkohet edhe ndihma e BE për të patrulluar hapësirën detare, pasi ka një fluks emigracioni, kryesisht nga brigjet e Tunizisë.

Në deklaratën e tyre ministrat Italianë, Fratini dhe Maroni, kanë kërkuar takimin për të menaxhuar situatën e emigracionit, duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në vendet e Mesdheut. Deklarata thekson se Italia nuk mund të përballet e vetme me këtë fluks dhe se është në interesin e BE që situata të menaxhohet mirë dhe në kohën e duhur. Kryesia e BE-se, e përfaqësuar nga Hungaria, e cila ka edhe presidencën e rradhës, konfirmoi se ishtë njohur më kërkesën e Italisë dhe se ajo do të diskutohej nga Komisioni i Shteteve Anëtare në datën 16 shkurt në Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›