E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë: 10 të arrestuar në protestën e opozitës

Qindra demonstrues janë tubuar në qendër të Moskës, për të marrë pjesë në tubimin e opozitës “Dita e Zemërimit”.

Duke mbajtur pankarta me parullat: “Është koha për t`i ndryshuar ata që janë në pushtet” dhe “jo rritjes së çmimeve dhe tarifave”, protestuesit janë penguar nga policia për të marshuar drejt ndërtesës së administratës presidenciale.

Të paktën 10 veta u arrestuan, përfshirë dhe njërin përfaqësues të opozitës, Sergei Udaltsov.

“Dita e Zemërimit” mbahet rregullisht nga protestuesit antiqeveritarë në Rusi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›