Largohet Gibs, jo më zëdhënës i Obamës

Presidenti Amerikan Barak Obama, i ka dhënë lamtumirën zëdhënësit të tij Robert Gibs. Robert Gibs paraqiti dorëheqjen ditën e Premte, duke thënë se do të lerë Shtëpinë e Bardhë dhe se do të jetë këshilltari i Presidentit Obama gjatë fushatës së tij të të vitit 2012. Presideni Obama e quajti Gibs një zëdhënës të jashtëzakonshëm dhe një shok të shkëlqyer.
Obama i dhuroi Gibs një karvatëme rastin e largimit të tij, të shoqëruar me disa fotografi dhe me një shënim të shkruar me dorë nga Presidenti. Robert Gibs ka punuar me Presidentin Obama që kur ai konkuroi për herë të parë për në senat dhe ka qenë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë që nga viti 2009. Ai ishte një figurë e dashur për gazetarët dhe i njohur për humorin e tij të hollë.