E Enjte, 5 Nëntor 2026

Autoritetet turke kanë liruar nga burgu Omar Sulejman

Këngëtari i njohur sirian Omar Sulejman u lirua në orët e vona të së premtes pasi ishte ndaluar në juglindje të Turqisë për lidhje të preteneduara me militatënt Kurdë. Sipas një fotografi të agjencisë franceze të lajmeve AFP, Sulejman u lirua në orën 10:30 të mbrëmjes, ndërkohë që mëngjesin e së premtes ishte liruar njëherë dhe dërguar sërish në qendrën e paraburgimit. Sulejman u ndalua të mërkurën në Saliurfa, ku ka hapur një pasticeri pasi u largua nga vendi i tij për shkak të luftës civile që filloi në vitin 2011. Policia turke e mori në pyejte Sulejmanin në lidhje me disa pretendenime sipas të cilave ai kishte patur lidhje me njësitë e mbrojtjes së popollit, për të cilat Turqia thotë se janë degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. 
Kjo e fundit, e shpallur grup terrorist nga Ankaraja si dhe nga aletatët perëndimor, ka organizuar trazira ndaj shtetit turk që nga viti 1984. Sulejman fillimisht u akuzua për propagandë terroriste, por nuk u bë menjëherë e qartë nëse ndaj tij ishin gritur akuza zyrtare pavarësisht se u lirua. Këngëtari sirian u kthye në shtëpi në distriktin Karakopru, ku e prisnin famija dhe adhuruesit. “E dashuroj Turqinë. Europianët më ofruan azil, por unë e dashuroj këtë vend dhe dua të qëndroj këtu” u shpreh ai kur mbërriti në shtëpi. Avokati dhe manaxieri i Sulejman bënë të ditur për AFP-në se zyrtarët lokalë në provincën Saliurfa kishin urdhëruar lirimin e tij mëngjesin e së premtes, por kishin nevojë për miratimin e ministrisë së brendshme, që nuk erdhi kurrë. Kjo është edhe arsyeja se pse ai u dërgua sërish në qendrën e paraburgimit para se të lirohej përfundimisht mbrëmjen e së premtes. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›