E Enjte, 5 Nëntor 2026

British Columbia ka vendosur racionimin e benzinës dhe kufizimin e udhëtimeve

Në provincën kanadeze të British Columbia autoritetet kanë filluar të racionojnë benzinën për shkak të  frikës për probleme me furnizimin me karburant pasi një stuhi massive shkatërroi rrugë dhe linja hekurodhore atje.  Personeli i forcave të armatosura kanadeze kanë filluar të mbërrijnë në British Columbia për të ndihmuar përpjekjet për rimëkëmbje në rajonin e goditur nga përmbytjet. Të premten, autoritetet locale urdhëruan kufizime udhëtimi dhe racionim të benzimës, vetëm pak ditë pasi shpallën gjendjen e emergjencës.  Sipas urdhërit, deri në datën 1 dhjetor, banorët e disa zonave, përfshi edhe ishullin e Vankuverit  nuk do të lejoheshin të merrnin më shumë se 30 litra benzinë për çdo herë që shkonin të furnizoheshin. 
Stuhia detyroi mbylljen e naftësjellësit Trans Mountain dhe dëmtoi dy linja kryesore lindje-perëndim në pronësi të kompanisë hekurodhore Canadian Pacific Railqay dhe  Canadian National Railway Co që lidhen me portin e Vankuverit, duke penguar kështu furnizimin me karburant dhe mallrat ë tjera.  Të paktën një person është konfirmuar se ka humbur jetën atje, por ky numër pritet të rritet.  Ndërkohë, të premten të paktën 14 mijë persona vijonin të ishin të evakuar dhe mijëra kafshë fermash të bllokuar ose vrarë nga përmbytjet. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›